28/11 15:31
Sevilla ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Banegas.
Klubi andaluzian po vlerëson profile të ndryshëm lojtarësh për të përforcuar repartin e mesfushës, pasi duke filluar nga muaji Korrik Ever Banega do të veshë fanellën e Al Shabab.
Opsioni i parë i drejtorit sportive, Monchi është Dani Ceballos, që aktualisht është i huazuar te Arsenali, por kartoni i të tij zotërohet nga Real Madrid.
Por 23-vjeçari spanjoll nuk është e vetmja alternative e klubit nga Ramon Sanchez-Pizjuan, pasi Monchi po vëzhgon nga afër edhe Matias Vecino, i cili nuk po kalon një periudhë të mire te Interi, pasi marrëdhëniet me trajnerin Conte i ka të tensionuara dhe për këtë arsye mund të largohet gjatë verës.
Top Channel