Aksi rrugor Sauk-Teg prej kohësh është cilësuar si një nga pikat e zeza për aksidentet për shkak se shoferë të pabindur thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor duke ecur me shpejtësi tepër të lartë.
Por sipas policisë ky aks po vjen drejt normalizimit për shkak të patrullimeve dhe vëzhgimeve të vazhdueshme me radar.
“Në këtë aks si rezultat i monitorimit të pandërprerë më radar u pezulluan qindra leje drejtimi gjatë tre muajt e fundit, tashmë është në normalitet.” njofton policia .
“Për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetëm katër shkelës të sinjalistikës për shpejtësi, nga këta: tre me masë administrative pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit dhe një për shpejtësi tej normave të lejuara 158 km/h, të cilit ju tërhoq leja e drejtimit.” thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Ndërkohë njoftohet se do të ketë kontrolle të pandërprera edhe në rrugët interurbane Tiranë- Durrës – Tiranë, Elbasan , por jo vetëm pasi kontroll në ditët në vijim me radar do të ketë në të gjithë vendin.
Në fund policia ka dhënë edhe disa mesazhe kundrejt shoferëve duke bërë apel që te respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Shpejtësia vret jetë, shpejtësia s’të çon në destinacion, shpejtësia të lë me këmbë pasi patentën ta merr polici, rregulli të garanton jetën, destinacionin dhe patentën.
Drejtues mjetesh, respektoni sinjalistikën, mbroni jetën e pastaj mbroni dhe patentën, por mbroni jetën tuaj e të përdoruesve te tjerë të rrugës.
Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo, mos u befasoni por respektoni rregullat e kodit rrugor, që të arrini në destinacion shëndoshë dhe me patentën në xhep.”
Top Channel