Foto ilustruese

13 sirianë janë ndaluar në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit”, teksa udhëtonin me një autobus të linjës Tiranë-Kukës.

Policia ka proceduar penalisht shoferin e autobusit, B.E 58-vjeç banuesnë Tirënë dhe fatorinën B.B 34-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet dhe goditet një tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët po transportonin me autobus 13 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit.

Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel