Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der LEyen dhe kryediplomati i BE, Joseph Borrel.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e një darke së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Thirrja e këtij takimi vjen disa ditë pasi Komisioni Evropian publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA