Lezhë –Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se lëvizte me pistoletë me vete.

I arrestuari është V.V, ndërsa sipas policisë ata janë njoftuar  se ky person lëvizte me armë zjarri, kështu kanë organizuar edhe operacionin “Shënkolli” për kapjen e tij.

55-vjeçari  banues në Kurbin lëvizte me një makinë tip “Benz” ndërsa në të mbante edhe pistoletën me 16 fishekë.

Tashmë ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA