Foto ilustruese

Vlorë- Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për një seri vjedhjesh të kryera në qytetin bregdetar.

I arrestuari është E. SH 26-vjeç banues në Vlorë, ndërsa ishte i shpallur në kërkim për disa vjedhje , kryesisht biçikletash.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 26-vjeçari, dyshohet të jetë autorë i disa vjedhjeve të kryera në qytetin e Vlorës, konkretisht si më poshtë:

  • Më datë 31.01.2020, në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K.I.
  • Më datë 06.02.2020, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases V.Xh.
  • Më datë 06.02.2020, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur orendi shtëpiake në pronësi të shtetasit Q.Gj.
  • Më datë 06.02.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit R.M.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA