Homazhe për Nexhmije Pagarushën/ Ceremonia e fundit të dielën vetëm me praninë e familjarëve

08/02/2020 20:15

Dyert e Teatrit Kombëtar të Kosovës u hapën të shtunën për homazhe në nder të jetës dhe veprës së zonjës, emri i së cilës u mishërua në epitetin Bilbili i Kosovës.

Bashkëpunëtor e qytetar të shumtë vërshuan në drejtim të portës së vatrës kulturore, prapa së cilës gjendej fotografia e Nexhmije Pagarushës afër një vazoje me lule dhe librit të kujtimeve për të.

Bashkëpunëtorët tregojnë për punën e palodhshme të Nexhmijës. Atë e kujtuan edhe pjesëtar të skenës politike. Varrimi i divës shqiptare do të bëhet të dielën në ora 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës. Amaneti i saj ishte që varrimi të bëhet vetëm me anëtarët e familjes.

E pamja do të vazhdojë me datë 10 dhe 11 shkurt nga ora 8 deri ne 17 në hollin e Teatrit Kombëtar. Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, Presidenti, Hashim Thaçi ka shpallur të dielën ditë zie për artisten Pagarusha e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit kombëtar.

Top Channel