Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë natës për shkak se është kapur me kanabis. Bëhet fjalë për A.C banues në kryeqytet i cili u kap në rrugën “Ndre Mjeda”.

Ai sapo kishte parë patrullën e policisë “Shqiponjat”, kishte hedhur tre qeset me kanabis dhe kishte tentuar të largohej, por pas një ndjekje ai është arrestuar. Në momentin e ndalimit të tij 26-vjeçari ka bërë edhe rezistencë, por efektivët e Forcave “Shqiponjat” kanë mundur ta arrestojnë.

Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Durrës  për shkak se disa javë më para kërcënoi me vdekje një 51-vjeçar.

Top Channel