Hodhi kanabisin në tokë dhe u largohet me vrap, policia arreston 26-vjeçarin në Tiranë
08/02/2020 11:45
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë natës për shkak se është kapur me kanabis. Bëhet fjalë për A.C banues në kryeqytet i cili u kap në rrugën “Ndre Mjeda”.
Ai sapo kishte parë patrullën e policisë “Shqiponjat”, kishte hedhur tre qeset me kanabis dhe kishte tentuar të largohej, por pas një ndjekje ai është arrestuar. Në momentin e ndalimit të tij 26-vjeçari ka bërë edhe rezistencë, por efektivët e Forcave “Shqiponjat” kanë mundur ta arrestojnë.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Durrës për shkak se disa javë më para kërcënoi me vdekje një 51-vjeçar.
Top Channel