Një sherr i dhunshëm shpërtheu gjatë natë në një klub nate në qytetin e Oxfrodit mes një grupi polakësh dhe shqiptarësh.
I gjithë sherri ndodhi pasi njëri nga grupet hodhi një shishe alkooli në tavolinën e grupit tjetër dhe pas kësaj klubi i natës u kthye në një arenë boksi. Sherri ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit, nga kamerat e sigurisë sipas prokurorëve janë parë burrat që hidheshin dhe godisnin njëri tjetrin.
Dhuna u ndal vetëm pas ndërhyrjes se punonjësve të sigurisë të klubit të natës. Për këtë ngjarje u arrestuan tre polakë , Sebastian Mrozinski, 27 vjeç, Kamil Kyrko, 27 vjeç dhe Pawel Krawczyk, 30 vjeç, të cilët janë dënuar për dhunë dhe prishje të rendit. Ndërkohë polaku tjetër Patrvk Woloëski, 19 vjeç u shpall në kërkim.
Kyrko dhe Krawczyk u dënuan me shërbim në komunitet për 18 muaj për 120 orë punë të papaguara. Ata gjithashtu duhet të paguajnë çdo shtesë për viktimat dhe kostot gjyqësore prej 400 £. Mrozinski, i cili kishte një urdhër arresti evropian dhe ka të ngjarë të dëbohet, u burgos për gjashtë javë.
Ndërkohë gjykatësi i çështjes Nigel Daly tha se dhuna e ushtruar në klubet e natës është e papranueshme dhe duhet të dënohet gjithmonë.
“Nga kudo që të vini kjo nuk bën absolutisht asnjë ndryshim. Ne nuk mund të kemi grupe burrash që shkojnë rreth Oksfordshire duke u zënë në klube të natës dhe duke u përleshur me njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi nëse janë anglezë, francezë apo shqiptarë.” tha ndër të tjera Daly.
Top Channel