Gianni De Biasi mbetet sërish pa punë.
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit por në fund, përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skocic duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.
De Biasi i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka patur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.
Tashmë sëfundmi ish-tekniku i kuqezinjëve ishte shumë pranë stolit të Iranit por si përfundim edhe përfaqësueja aziatike e la thatë duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.
Top Channel