Asnjë familjar nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj Lulzim Cukut, i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes, nënës së tre fëmijëve të tyre, pak ditë më parë.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ”arrest me burg” për 45-vjeccarin që goditi me thikë gruan 33-vjeccare në banesën e tyre në Xhafzotaj, natën e 2 shkurtit.

Cuku u largua menjëherë nga vendi i krimit drejt vendit të origjinës, Dibrës, por më pas u dorëzua në komisariatin e policisë së Burrelit ku pranoi se e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë.

Dyshonte se kur ai shkonte në Greqi për të punuar, ajo mund ta tradhtonte pasi ishte e bukur dhe më e re se ai.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA