Veliaj takim me ambasadoren Kim: Investimet e SHBA-së në Shqipëri, mundësi punësimi për shqiptarët dhe amerikanët

06/02/2020 19:34

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Temat kryesore dhe fokusi i këtij takimi ishin investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët.

Gjithashtu në takim u diskutua mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj.

“Investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët ishin temat që u diskutuan sot kur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ambasadorja bisedoi gjithashtu me Kryebashkiakun Veliaj mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj”, citohet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA