Ditën e sotme i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i cili është edhe anëtar i komisionit të ligjeve.

Ai ka treguar kush do të jetë mënyra për të shkarkuar gjyqtarët dhe prokurorët e KÇK-së.

Gazetari Dyrnjaja:

Rregullimet ligjore gjithmonë janë më të ngadalta se sa aksionet që ndodhin në veprim se sa ngjarjet që ndodhin në veprim, siç është ngjarja e sotme. Në fakt doja të ju pyesja, po me këta që kanë dalë nga burgu ose që ndërkohë do vijojnë të dalin nga burgu, çfarë do të ndodhë? Këta e fituan lirinë dhe mbaroi kjo histori, pra kjo është e gjithë çështja ndërkohë.

Shameti:

E reja që kemi prezantuar sot është që inspektori i lartë i drejtësisë kur merr indice që mund ta marrë nga media, nga ankime të ndryshme mund ta marri në shumë rrugë, disponon brenda tre ditëve mbi bazën e këtyre indiceve kur është i bindur për ekzistencën e një thyerje të rëndë disiplinore dhe brenda tre ditëve i kërkon këshillit përkatës pezullimin e magjistratit dhe nga ana tjetër  këshilli përkatës, pra si këshilli i lartë gjyqësor atu edhe ai i prokurorisë është i detyruar që brenda tre ditëve punë të shprehet sërish për pezullimin e magjistratit.

Pezullimi është masë administrative dhe është në fuqi deri sa të shqyrtohet çështja në kolegjin përkatës.

Përveç të tjerave inspektori i lartë i drejtësisë me informacion edhe nga burime të tjera të cilat i kemi përcaktuar më ligj dhe në çdo rast përveç procedimit administrativ, pezullimit të magjistratit deri në përfundim të procesit sipas rastit mund të kërkojë edhe ndjekje penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA