Tërmeti i 26 nëntorit/ U dëmtuan rëndë, në Lezhë do të shemben 2 pallate të rrezikshme
06/02/2020 11:11
Tërmeti i 26 nëntorit solli dëme të shumta edhe në qytetin e Lezhës, ku shumë pallate e banesa u shpallën të pabanueshme.
Këshilli bashkiak i Lezhës, në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendimin për prishjen e dy pallateve në Lezhë. Pallatit 88 në lagjen Skenderbeg dhe pallati 4-katësh që njihet si pallati i BKT-së, të cilët nga specialistët janë cilësuar si të rrezikshëm dhe nuk mund të ndërhyhet në rikonstruksionin e tyre.
Pas prishjes së dy pallateve në Lezhë do të nisë ndërtimi i dy pallateve të reja me fondet e siguruara nga bashkia e Lezhës.
Gjithashtu në mbledhje u miratua edhe miratimi i listave të treta të familjeve përfituese të bonusit të qirasë.
Top Channel