25 persona të cilët sipas Europol janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptarë janë vënë në prangat e policisë pas një aksioni super të organizuar në disa vende të ndryshme të Evropës.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Europol dhe mësohet se në këtë super operacion kanë marrë pjesë më shumë 600 efektivë policie në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë.

Megjithëse ende nuk është bërë e ditur nëse të gjithë të arrestuarit ishin shqiptarë apo shtetas të huaj, Europol shkruan se hetimi për grupin kriminal shqip folës kanë nisur n vitin 2017 nga policia e Belgjikës. Në këtë operacion është kapur një sasi e konsiderueshme droge.

Operacioni ishte në bashkëpunim me policinë belge Belgjike (Politiezone Antwerpen), në bashkëpunim me Policinë Federale Belge (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), Policinë Gjyqësore Franceze (Policia Judiciaire) dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt (Landespolizei Sachsen-Anhalt), Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover (Gemeinsame Ermittlungsgruppe Rauschgift des Landeskriminalamtes Sachsen-Anhalt und des Zollfahndungsamtes Hannover).

Hetimi në Belgjikë zbuloi një sasi të madhe droge dhe u tha se ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara për të fshehur lënën narkotike.
i njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan kanabisin, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Deri më sot, ky operacion ka rezultuar në:

9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Holandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25;

Gjatë operacioni u kryen edhe 30 kërkime në banesa për lëndë narkotike dhe armë.

U zbuluan 6 plantacione të kanabisit që më pas u çmontuan;

U konfiskuan mbi 60 000 € kesh, telefon celular, armë dhe municion.

Ky grup, klan i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar sot kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme të BE.

Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë dhe një mbështetje të gjerë analize dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta.

Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synuan çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel