Ruchardson: Meshkujt duhet ta dinë se një pjesë e pushtetit i takon femrave

06/02/2020 11:09

Gratë në Kosovë ende vazhdojnë që të mos kenë rolin e tyre në vendimmarrje në institucionet publike, e të mos trajtohen barabartë dhe nga vet shoqëria.

Kështu u tha sot në debatin publik me temën “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e rave në sferën publike”, të organizuar nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci.

Njomza Emini, drejtoreshë e Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci, tha se përfaqësimi i OKB-së në Kosovë nga një grua si Ulrika Richardson, do të thotë shumë për gratë dhe promovimin e të drejtave të tjera.

E vet koordinatorja e OKB-së, Ulrika Richardson tha se para 25 vitesh gjendja e grave në shoqëri nuk ishte kështu, sipas saj tash mbi 30 për qind të grave janë të përfshira në vendimmarrje. Megjithatë ajo konsideron se nuk është punuar mjaftueshëm.

Sipas Richardson, meshkujt duhet të kuptojnë që një pjesë e pushtetit i takon grave. Ajo tha se kjo çështje duhet të trajtohet në familje.

Rofaza Ukimeraj nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal tha se fuqizimi i grave, parandalimi i dhunës, dhe rritua e pjesëmarrjes në vendimmarrje janë tri çështjet kryesore për barazi gjinore të grave.

Top Channel