Reshjet e dëborës në Shkodër/ Fshati Kelmend pa energji elektrike
06/02/2020 09:14
Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet normale nga reshjet e dëborës.
Në të gjitha, zonat malore ka patur reshje dëbore. Në fshatrat e Dukagjinit dhe në Kelmend dëbora ka arritur deri në 15 centimetër.
Probleme ka vetëm në Kelmend, ku banorët e kësaj zone prej disa ditësh janë pa energji elektrike dhe i bëjnë apel OSHEE që të ndërhyjë.
Edhe në fshatrat e Pukës dhe Fushë – Arrëzit reshjet e deborës kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar.
Top Channel