Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Open” ka pyetur ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për operacionet e bëra nga OFL, ndërkohë që i ka kërkuar që të shpjegojë edhe pse shihen më parësore sekuestrimi i pronave sesa arrestimi i kriminelëve.

Lleshaj ka deklarua se po veprohet në një mënyrë të re pasi sekuestrimi i pasurive i lë kriminelët pa mundësi veprimi.

Anila Hoxha: Kush e harton listën. Një nga parimet e funksionimit është sekreti i veprimeve, pse zhvillohen me kaq bujë. Sa kohë do ti kalohe… ?

Sandër Lleshaj: “E bën operacioni forca e ligjit, është neni i pestë i ligjit ka përcaktuar se kush është subjekt. Lista është e bërë vetvetiu, nuk ka një listë dokument. Neni 5 tregon kush është dënuar dhe ndjekur. Lista është e bërë automatikisht. Se ku trokasin ata para është çështje e tyre. emergjencën e rastit dhe rrezikshmërinë.

 

Top Channel