Lazio shpërdoroi një mundësi të artë për të parakaluar Interin në renditje dhe për t’u afruar më shumë me Juventusin kryesues, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e prapambetur ndaj Veronës.

Në “Olimpico” u vunë përballë dy nga skuadrat më në formë në kampionatin italian, ndërsa ashtu siç pritej, ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe shumë e luftuar, ndonëse topi nuk përfundoi asnjëherë në rrjetë.

Lazio i shkoi më pranë golit me 3-4 raste të pastra shënimi, por herë portieri Silvestri e herë shtyllat, bēnë që topi të mos përfundonte në rrjetën e Veronës, që nga ana tjetër luajti me autoritet dhe pati shanset e saj gjatë lojës.

Vlen të theksohet se përveç Thomas Strakoshës nē portën e Lazios, në formacion ishin edhe Amir Rrahmani e Marash Kumbulla për Veronēn, me këtë të fundit që u ndëshkua shpejt me karton të verdhë, por që diti të menaxhojë me kijdes situatat e krijuara në minutat në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA