Një shqiptarë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është dënuar për përfshirjen në shitje e një sasie kokainë me vlerë 1 milion stërlina.
Top Channel ka mësuar se Oltjon Gjura, 32 vjec me banim në , Windmill Hill, London, në shtator 2019 pranoi akuzat për konspiracion në shitje droge klas A.
Ai është dënuar paraditen e të enjtes me 6 vite burg. Po ashtu janë dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij anglez, Jimmy Tang,50 vjec bashkë me , Ramond Cooper.
Atyre iu kapën edhe 95 mijë stërlina cash. Më 24 Gusht 2019 Tang takohet me Cooper, i cili ishte shoferi një furgoni.
Pak më vonë ka mbërritur Oltjon Gjura që drejtonte një mjet tip VË Golf. Britaniku Tang i jep Gjurës një çantë jeshile ndërsa Gjura një çantë blu.
Por shkëmbi drogës dhe parave është ndjekur hap pas hapi nga grupi survejimit të NCA dhe të tre personat u arrestuan menjëherë.
Në çantën e Gjurës u gjetën 33.000 stërlina bashkë me 1 kg kokaine si dhe një telefon i veçantë i enkriptuar që shërbente për komunikim me pjesën tjetër të grupit kriminal.
Nga kontrolli shtëpisë së Gjurës në zonën Barnet të Londrës iu gjetën edhe 7k kokainë brenda një sobe dhe 22.000 stërlina cash të fshehura në ventilatorin e sobës si dhe një makineri që përdoret për mbylljen e qeseve me vakum.
Top Channel