I publikohen mesazhet/ Akuzohet se ngacmoi një 16-vjeçar, jep dorëheqjen deputeti homoseksual

06/02/2020 11:45

Ditën e sotme, një deputet skocez u detyrua të dorëzonte mandatin, për shkak se i shkroi një të mituri që ishte “i lezetshëm”, e ftoi për darkë dhe e “bombardoi” me plot 270 mesazhe online.

42-vjeçari, Derek Mackay, Sekretari i Financave i SNP-së dha dorëheqjen fill pasi “Scottish Sun” zbuloi se si ish-parlamentari kontaktoi krejt papritur një ditë, një djalosh 16-vjeçar në Instagram dhe Facebook, për të vazhduar më pas komunikimin me të për gati gjashtë muaj.

“Mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Jam sjellë si i marrë dhe më vjen vërtet keq”, u shpreh Mackay duke i kërkuar falje familjes së djalit.

Mësohet se Mackay e ftoi të miturin për darkë duke i thënë se do të ishte më pas, i ftuari i tij i nderit në një ndeshje rugbi të parlamentit.

Babai i dy fëmijëve, i deklaruar publikisht sa i takon seksualitetit të tij, pëlqente sistematikisht postimet e 16-vjeçarit, madje nisi t’i shkruante mesazhe në privat, ditën e Krishtlindjeve.

Në mesin e bisedave, zbulohet se politikani shprehet:

“A janë bisedat vetëm midis nesh?”

Nëna e zemëruar e djalit, 37 vjeçe, e cila mësoi rreth shkëmbimeve të mesazheve javën e shkuar, tregoi për tmerrin e përjetuar kur pa se Z. Mackay dukej sikur flirtonte me djalin e saj.

Ajo tha:

“Nëse do mund të flisja me të, do ta pyesja: Pse? Pse e bëri këtë gjë?”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA