Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel ku foli për operacionet anti- KÇK. Lleshaj pati debat me gazetaren Anila Hoxha për veprimet e OFL.
Gazetarja e ka pyetur Lleshajn se pse nuk arrestohet pronari i Kopleks Golden, Altin Hajri, por i sekuestrohet pasuria, ndërsa Lleshaj ka thënë se kjo bëhet pasi po të ndërpresësh financimet krimin nuk ka mundësi të veprojë.
Anila Hoxha: Nuk është e rëndësishme të ndalohet Altin Hajri? Nuk është histori suksesi.
Sandër Lleshaj: “Procedimi penal është një çështje e policisë. Ky ligj nuk është bërë për procedim penal. Arrestimi nuk bëhen nga ky ligj. Merremi me të dyja. Me pronën e marrë se mund ta bëjmë me atë tjetrin kur të mundemi. Qasja e re është më shumë t’i kapësh financat. Ai është çështje kohe.” tha Lleshaj.
Top Channel