Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i ftuar në Open përballë gazetarëve ku do të flasë për ngjarjet e fundit në vend.
LLeshaj tha se nuk mund të flasim për rezultate sepse është vetëm fillimi teksa u pyet edhe për numrin që janë në shënjestër të OFL-së.
“Nuk mund të flasim për rezultate sepse është vetëm fillimi. Normalisht fillimi ka dinamikën e tij”- tha LLeshaj.
Si u zgjodhën emrat?- e pyeti Eni Vasili.
“Unë nuk i zgjedh emrat. Jam ministër i Brendshëm. Të gjithë e dinë se kush janë sepse ligji i ka përcaktuar mirë. Të gjithë personat që janë dënuar për vrasje, trafik narkotikësh, terrorizëm dhe kanë pasuri që si justifikojnë”- tha Lleshaj.
A është e vërtetë që numri i personave që do merren nën hetim është 250?
‘Nuk ka rëndësi sa është numri. Numri mund të jetë 250, 300. Nuk ka rëndësi numri’- tha LLeshaj.
Top Channel