Miqtë dhe kolegët e skenës nuk e harruan por vendosën të përkujtojnë ditëlindjen e 93-të të mjeshtrit të madh të humorit, Tano Banushi.

Në një mbrëmje të veçantë në teatrin “Migjeni”, aty ku ai dhuroi të qeshura pa fund, kolegët sollën momentet me pikante të bashkëpunimeve nder vite.

Teatrit “Migjeni”, familjarët i dhuruar arkivin e pasur të aktorit Banushi, një mori fotografish, CD me audio e video të regjistrimeve, maskat e një sërë materialesh të tjera të përdorura prej tij.

Athanas Banushi, njohur si Tano Banushi ka qenë aktori më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës. Për meritat e tij ai është dekoruar me titullin artist i popullit.

Top Channel