Trashësia e dëborës në qarkun e Korçës ka shkuar nga 10 deri në 15 centimetra.

Në një lidhje ‘live’ për edicionin e lajmeve të orës 12 ka qenë Dhorjela Çule.

Korospondetja e Top Channel Çule tha:

Reshet e dëborës të regjistruara gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë arritur nga 10 deri në 15-ë cm, sidomos në zonat malore.

Ndërkohë më pak është trashësia e borës në qytetin e Korçës ku edhe reshjet janë ndërprerë.

Si pasojë e reshjeve në disa prej akseve ka pasur vështirësi sa i takon qarkullimit.

Segmenti më i vështirë mbetet Korçë-Dardhë, ku duhen zinxhirë për të kaluar. Akset e tjera nuk kanë probleme.

Në disa zona ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

Top Channel