Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njoftoi qytetarët e Republikës së Kosovës se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.
Sipas tyre, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë.
“Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në komunikatë.
Ministri Lumir Abdixhiku, i cili që nga mbrëmë është në përcjellje të situatës nga afër, u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.
Ministria e Infrastrukturës ka hapur numrat e telefonit 044 130 069 dhe 044 158 914 ku qytetarët mund të njoftojnë për çdo emergjencë.
Top Channel