Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në fjalimin vjetor të presidentit të SHBA, Donald Trump që i adresohet Kongresit amerikan.
Haradinaj tha se Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA.
Postimi i plotë i Haradinajt:
I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.
Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike.
Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Top Channel