Një avion pasagjerësh ka dalë nga pista në një aeroport në Turqi dhe është ndarë në tre pjesë duke lënduar 52 persona.
Avioni i kompanisë ajrore Pegasus, raportohet se kishte në bord 171 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në aeroportin e Stambollit Sabiha Gokcen. Askush nuk ka humbur jetën në aksident – tha ministri i transportit Mehmet Cahit Turhan.
Guvernatori i Stambollit Ali Jerlikaja tha se 52 vetë ishin dërguar në spital.
Avioni po ulej në pistë në mesin e një shiu të rrëmbyeshëm pasi ishte nisur nga provinca perëndimore e Izmirit, raportojnë mediat turke.
Pasagjerët u zbritën nga avioni ndërsa zyrtarët nisën punën për të nxjerrë që andej disa persona të bllokuar. Pamjet video në mediat sociale tregonin një zjarr brenda avionit edhe pse flakët më pas u shuan nga zjarrfikësit. Të gjitha fluturimet në aeroport u pezulluan menjëherë pas incidentit.
Top Channel