Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re.
Njoftimi
Vihet në pranga 38-vjeçari, i dyshuar për një sërë vjedhjesh.
Sekuestrohet një pjesë e sendeve të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
– Më datë 10.03.2019, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me një sasi lekesh dhe sende personale.
– Më datë 18.07.2019, në një automjet ka vjedhur një portofol me 45.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se i ka vjedhur, disa ora, parfume, syze të ndryshme, portofola, çanta dore.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Top Channel