Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gështenjas, në afërsi të një pike karburanti.

Burime policore bëjnë me dije se një mjet i tonazhit të rëndë për të shmangur përplasjen me një tjetër mjet që ka kryer një parakalim të gabuar duke ardhur nga Korça në Drejtim të Pogradecit, ka rrëshqitur duke u përplasur me kollonat e pikës së karburantit.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Kryqëzimi i fshatit Gështenjas edhe për policinë e qarkullimit rrugor mbetet një prej kryqëzimeve të rrezikshme të këtij aksi nacional. Policia në vendngjarje po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel