Si pasojë e erërave të fuqishme që kanë përfshi në mbrëmjen e sotme Kosovën, janë shkaktuar dhjetëra dëmtime në rrjetin distributiv të energjisë elektrike në Kosovës.
Sipas KEDS-it, për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e prekur është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.
“Ekipet e KEDS-it janë në terren, madje kompania ka mobiliziar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsidetueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë”, njofton KEDS.
KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS-in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.
Top Channel