​Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë me të gjithë vartësitë e tij ku deklaroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë parti të ndara, por ekip qeverisës.

Shefi i ekzekutivit në mënyrë metaforike iu tha ministrave se i kanë karriget por se duhet të rrinë më shumë në këmbë që të punojnë.

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai

Ai iu bëri thirrje ministrave që të kalojmë më shumë kohë me qytetarët dhe të tregojnë angazhimin dhe profesionalizimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA