Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kanë pritur sot në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe këshilltaren politike Alison Storsve, të cilët shprehën urimet e tyre për këtë detyrë me shumë përgjegjësi.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, me këtë rast kryeministri Kurti tha se ishte nder takimi me ambasadorin Kosnett, me të cilin edhe u dakorduan që të dy institucionet tona t’i vazhdojnë takimet dhe ato të përkthehen në punë konkrete për qytetarët e vendit tonë.

“Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër. Ata janë aleatë të cilët do t’i nderojmë me bashkëpunimin tonë të sinqertë e serioz”, ka thënë kryeministri Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA