6 persona mes tyre 4 shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane në zonën e Massa Carraras pasi janë kapur duke transportuar kokainë dhe heroinë të ardhur nga Belgjika.

4 shqiptarët dhe 2 italianët janë tashmë po përballen me akuzat për grup të strukturuar kriminal, ndërsa hetimi ndaj tyre nisi mbi dyshimet për shfrytëzim prostitucioni pasi njëri prej të arrestuarve ishte i skeduar mbi këtë vepër penale

Mediat italiane bëjnë me dije  shqiptarëve dhe italianëve u janë kapur 4 kilogram kokainë dhe heroinë të një cilësie shumë të pastër.  Operacioni për kapjen e këtij grupi ishte koduar “White Honey”, sepse një nga drejtuesit e grupit ishte pronar i disa koshereve me bletë, me dhjetëra koshere që janë kontrolluar sepse dyshohet se fshihnin në të vërtetë “mjaltin e bardhë”.

Pas kontrolleve në kosheret e bletëve është gjetur edhe sasia e lëndës narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA