Pasditen e kësaj të mërkure, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në zyrë edhe delegacionin e Autoriteteve Lokale të KiE.
Pas këtij takimi Basha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook duke thënë se rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standardeve demokratike, ku sipas kreu të PD kjo vjen me zgjedhje të lira.
“Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë. Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë. Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt.” shkruan Basha.
Basha më parë takoi në selinë e PD edhe Presidentin e PE, Davide Sassoli si dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim.
Top Channel