Në Open në Top Channel po flitet për strukturën ‘anti-KÇK’ ku zv-ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se kjo strukturë po përgatitej prej kohësh por u vonua ngaqë ra tërmeti.

Zv-ministri i Brendshëm foli për fillimin e aksionit të parë të ‘anti- KÇK’ duke thënë se sot është bërë një aksion ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate.

Ndërsa kur u pyet nga moderatorja Eni Vasili se: “Raportohet në media se ka një listë të zezë me 250 subjekte?”

Hodaj ka thënë: Po ka një listë që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është nurmi në këtë listë. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion.

Top Channel