Puthje fatale! E kafshon gruaja, burrit i mungon 2.5 cm nga gjuha e tij

03/02/2020 09:36

Një burrë nga Detroit është nën kujdesin e mjekëve, pasi gruaja të cilën po tentonte ta puthte i kafshoi gjuhën!

Youlette Wedgeworth, 52 vjeç i kërkoi burrit të saj të mos e fuste gjuhën në gojën e saj në kohën që ato po putheshin. Por, gjithsesi ai e bëri, kështu që ajo e kafshoi!

CNN është munduar të arrij të gjej një mënyrë komunikimi më Youlette Wedgerworth, për të mësuar më tepër rreth këtij akti!

Policia gjeti burrin, të shtrirë në tokë teksa i dilte gjak nga nga goja e tij dhe i mungonte rreth 1 inç e gjuhës së tij, thotë prokuroria në një deklaratë.

“Kjo është çështja e parë e kësaj natyre, në 27 vitet e mia në prokurori,” tha Smith në një deklaratë.

Policia arriti të rimarrë gjuhën e burrit, që kishte mbetur në dhomën e gjumit të apartamentit të tij. Ai është transportuar menjëherë për në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, e ndërsa Youlette u mor në paraburgim, para se të shkaktonte ndonjë tjetër incident!

Wedgeworth u akuzua për sulm të rëndë, një kundërvajtje të dënueshme deri në një vit burg dhe një gjobë prej 1.000 $. Një konferencë paragjyqësore është planifikuar në datën 19 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA