Duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Rey Manaj është përfshirë në listën e futbollistëve të Barcelonës për ndeshjet e Championsit në pjesën e dytë të sezonit. Trajneri Quique Setien, që e ka vëzhguar sulmuesin e Kombëtares Shqiptare në stërvitje me ekipin e parë, ka preferuar ta përfshijë 22-vjeçarin përkrah “yjeve” të sulmit si Messi e Griezmann, për shkak të mungesës së Luiz Suarezit.

Në listë janë edhe 5 lojtarë të tjerë të Barcelonës B (Abe, Araujo, Sarsanedas, Kike Saverio, Sergio Akieme, të cilët kanë zënë vendet e futbollistëve të larguar gjatë merkatos së janarit si Carles Aleñá, Jean-Clair Todibo dhe Moussa Wague.

Në këtë listë të parë (A) mund të përfshihen maksimalisht 25 lojtarë, nga të cilët të paktën dy duhet të jenë portierë. Arsyeja që këta gjashtë lojtarët e Barçës B janë në listën A është sepse nuk i plotësojnë kërkesat për të qenë në listën B (duhet të jenë futbollistë nën 21-vjeç e që kanë luajtur në akademinë e klubit për të paktën tre vjet).

Sipas rregullave të UEFA-s, lista B mund të dërgohet deri në mesnatë, një ditë para një ndeshjeje të Championsit. Kështu, të gjithë lojtarët që plotësojnë kërkesat mund të luajnë pa probleme në Champions League nëse regjistrohen edhe një natë para ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA