Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme me 66 vota qeverinë e re, e cila do të ketë si kryeministër Albin Kurtin.
Në lidhje me këtë ka reaguar me anë të një statusi në ‘Facebook’ ,Ramush Haradinaj, i cili ishte kryeministri në detyrë dhe është shprehur se dorëzimi i mandatit do të bëhet nga Behgjet Pacolli pasi ai ndodhet në Amerikë.
Statusi i Haradinajt:
Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.
Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.
Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.
Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.
Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.
RH
Top Channel