Ja dyshimi i Ngjelës për “Nismën KÇK”: Rama mund ta përdorë për çlirimin e mafies së ndërtimit

03/02/2020 18:27

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte avokati Spartak Ngjela. Në fjalën e tij avokati u shpreh se ishte skeptik për platformën e re të sapomiratuar në parlament “KÇK”.

Ku sipas tij kjo gjë bëhet për të zbehur kompetencat e SPAK-ut (Prokuroria e posaçme anti korrupsion). Ngjela nuk nguroi duke akuzuar edhe Kryeminstrin Edi Rama, duke aluduar se kjo platformë bëhet për të shpëtuar mafien e krimit, që sipas tij kanë punuar me kryeministrin Rama.

“Akti normativ nuk ishte ai që pretendoj, të paktën atë variant që pashë unë nuk i ka prokurorët dhe gjyqtarët. Në atë “KÇK që thotë ai janë prokurorët dhe gjyqtarët. S’janë subjekt I këtij ligji. Cilët janë? Ai që i thotë krimi i organizuar. Krimin e organizuar duhet ta godasë ligjërisht SPAK-u. Ky ka nxjerrë një kompetencë tjetër. Në qoftë se kjo do të vazhdojë kështu kjo të jep dyshime, sepse këto janë të gjithë të korruptuar. Kryeministrat janë që të gjithë të korruptuar kanë punuar me mafien e ndërtimit. Pyetja që bëhet këtu është që Rama kërkon të shpëtojë mafien e ndërtimit me të cilët ka punuar vetë dhe i nxjerr këta përpara se sa të shkojnë në SPAK. Pse duhet të ishte kjo ngutje? Po të ishte për gjyqtarët dhe prokurorët siç e nisi ai, të paktën këtë përshtypje kam unë për ligjin, me aq sa lexova unë nuk i prek. Atëherë çfarë ndodh. Korrupsioni I gjykatës dhe prokurorisë sidomos korrupsioni i gjykatës do të çlirojë mafien e ndërtimit dhe do të dënojë ja dy tre veta. E dyta pse duhet të ngutet para se të fillojë SPAK-u. Mos dëshiron që të sfumoi SPAK-un. Pse i del përpara SPAK-ut dëshiron ta sfumoi SPAK-un ta lërë në hije, dëshiron ta sabotojë. Sepse SPAK-u ende nuk është strukturuar. Të gjithë krimin e organizuar e ka SPAK-u në dorë”, u shpreh avokat Spartak Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA