Ousmane Dembele dëmtohet sërish.

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi francez përsëri ka pësua lëndim gjatë seancës stërvitor të zhvilluar sot.

Katalunasit në njoftim kanë thënë se Dembele ka ndier dhimbje dhye menjëherë ka braktisur stërvitjen.

“Gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm, Ousmane Dembele ndjeu një dhimbje në këmbën e djathtë si pasojë e lodhjes së muskujve. Ai do të vazhdojë me rehabilitimin e tij”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Francezi u rikthye nga lëndimi pak ditë më parë, por u lëndua sërish dhe ende nuk dihet sa do të qëndrojë larg fushave të blerta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA