Brad Pitt i hodhi disa kunja të sikletshme familjes mbretërore britanike në fjalimin e tij të çmimeve Baftas edhe pse nuk ishte vetë aty por dikush tjetër e lexoi atë për të.
Në fjalimin e tij përmendej Brexit dhe vendimi i Princit Harry për të hequr dorë nga detyrat mbretërore, duke u tërhequr për një jetë të qetë në Kanada me gruan e tij Meghan Markle.
Teksa aktorja Margot Robbie lexonte fjalimin e Pitt, princi William e Kate Middleton qeshin në siklet ndërsa thuhej: “Oh, dhe ndoshta kjo do të quhet ‘Harry’ sepse dhe ai është i lumtur që ikën nga Britania për të ardhur në SHBA.”
Pas pëshpërimave në sallën Royal Albert Hall ajo shtoi: “Këto janë fjalët e tij jo të miat.”
Brad bënte gjithashtu shaka me ndarjen publike me gruan e tij Angelina Jolie, me të cilën kishte gjashtë fëmijë. Fjalimi i tij thoshte: “Hej Britani, tani edhe ti si unë je ‘single’, mirëseerdhe te shokët, të uroj një divorc sa më të mbarë”.
Top Channel