“Bomberin” e Barçës e bën adoleshenti Ansu Fati

03/02/2020 09:15

Ansu Fati bën “bomerin” e Barcelonës në takimin me Levanten, që përmbylli javën e 22-të të Primera Division. Talenti 17-vjeçar, i aktivizuar titullar për shkak të mungesës së Luiz Suarezit, shënoi dygolësh në fitoren 2-1 ndaj Levantes në “Camp Nou”.

Në të dy rastet, në minutat 31’ dhe 32’, pra brenda një kohe të shkurtër, Ansu Fati u shërbye nga Leo Messi, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit Abarisketa.

Dominimin në fushë futbollistët katalanë nuk e përkthyen në gola të tjerë, madje në kohën shtesë Ruben Rochina shkarkoi të djathtën nga jashtë zonës dhe i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë mposhtë portierin ter Stegen. Një gol që shërbeu vetëm për statistike, sepse pak sekonda më vonë kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit.

Rezultatet:

Leganes – Real Sociedad (2- 1)

Eibar – Betis (1 – 1)

Ath Bilbao – Getafe (0 – 2)

Sevilla – Alaves (1-1)

Villarreal – Osasuna (3- 1)

Barcelona – Levante 2-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA