Ismet Abdurrahmani i moshës rreth 60-vjeç ka gjetur vdekjen pasi apartamenti i tij u përshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele.

Shkak i këtij zjarri dyshohet se është bërë rrjedhja e një bombole gazi.

Viktima mësohet se është kryefamiljari që jetonte në apartamentin që u përfshi nga flakët. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë që mund tu rrezikohet jeta në pallat.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët po përpiqen të shuajnë flakët e rënë në katin e pestë të pallatit në lagjen Zdrale të Shkodrës.

Top Channel