Sot në orën 00:00 u mbyll merkatoja e janarit ku ekipet bënë përforcimet e tyre. Edhe kjo merkato ishte e mbushur me lëvizje të emrave të mëdhenj dhe talenteve të reja.
Ajo që bie në sy është se kampionati gjerman ka bërë lëvizje më të shumta sesa ekipet nga kampionatet e tjera.
Më poshtë paraqiten lëvizjet në 4 kampionatet kryesore të futbollit europian (Liga 1, La Liga, Premir Liga dhe Bundesliga) sipas “ La gazzetta dello Sport”.
Premier Liga
Mançester Junajtid realizoi me sukses transferimin e Bruno Ferndandesit nga Sporting Lisbona. Interesante ishin dhe transferimet e Totenhemit: Berguin dhe Gedson Fernandez. Liverpuli siguroi Minaminon nga Salzburgu. Duhet parë dhe rëndësi që do të ketë futbollisti i Interit Valentino Lazaro, i cili u huazua te Njukasëlli. E njëjta gjë dhe për Pablo Marin dhe Sedrik Soaresin që shkuan te Arsenali.
La Liga
Me Barcelonën që siguroi Trinkaon për verën e ardhshme, dy klubet e tjera të Madridi (Reali dhe Atletiko) kanë kryer lëvizje interesante në merkato: Reinier konsiderohet si njëri prej talenteve më premtues të futbollit brazilian dhe Reali e ka siguruar. Rikthimi i Janik-Ferreira Karraskos i jep energji Atletiko Madridit në këtë moment të vështirë. Valencia shfrytëzoi tregun italian duke sjellë Murijon dhe Florencin. Sevilja mori Suson dhe rivalët e tyre, Real Betisi huazoi nga Barcelona Alenan. Por, duhet të vlerësojmë dhe Vilarealin që mori Alkaserin nga Borusia Dortmundi.
Bundesliga
Erling Halandi është “bomber-fëmijë” që e kërkoi e gjithë Europa, por Borusia Dortmundi arriti të siguronte atë nga Salzburgu. Verdhezinjtë siguruan në momentet e fundit dhe Emre Çanin nga Juventusi. Bajerni përforcoi krahun e djathtë duke huazuar Alvaro Odriozolën nga Real Madridi.
Kryesuesit e kampionatit gjerman Lajpcigu blenë spanjollin Dani Olmo nga Dinamo Zagrebi. Nuk mbetet pas as Herta e Berlinit që solli në Gjermani Krishtof Piatekun nga Milani.
Liga 1
Pavarësisht interesimeve nga Atletiko Madridi dhe Juventusi, dy lojtarët e PSG-së Kavani dhe Kurzava do të qëndrojnë deri në fund të sezonit në Paris.
Lioni është përforcuar seriozisht duke sjellë Toko Ekambi dhe Bruno Guimaresin. Rene mori ish-lojtarin e Romës Nzonzi, kurse Monaku zgjodhi Çuamenin.
Top Channel