“Ku janë kartolinat e mia të Vitit të Ri”/ Anëtari i KLP-së, letër Ibrahimit: S’do besoja që një person të bjerë në nivel kaq të ulët

01/02/2020 12:59

Në një letër drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, saktësisht Gent Ibrahimit, anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj kërkon të dijë nëse në adresë të tij kanë shkuar ose jo kartolina urimi për vitin 2020, dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre.

Mesa duket Bazaj është revoltuar me Ibrahimin, sepse kryetari i KLP-së ka uruar të gjithë kolegët e tjerë, duke mënjanuar (qëllimisht ose jo) Bazajn.

“Edhe pse nuk do ta besoja kurrë që ndonjë person i caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët, sa të më mbahen edhe kartolinat e urimit, por gjithsesi do të doja të kisha një informacion” , shkruan ndër të tjera Bazaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA