Të gjithë sytë ishin tek Jennifer Aniston në Screen Actors Guild Awards. Shumë pyesnin veten, si ka mundësi që aktorja duket kaq mirë në moshën 50 vjecare?
Një shpjegim mjaft bindës për rastin e saj dhe të shumë VIP-ave të tjerë për të cilët koha duket sikur ka ndaluar, e dha pak kohë më parë një kirurg plastik nga Londra, Dr Julian De Silva. Sipas tij, kjo rini e “përjetshme” e yjeve i detyrohet ndërhyrjeve estetike.
Përmes programit Future Face, de Silva analizoi 10 foto të vjetra të personazheve të famshme dhe ia nënshtroi në mënyrë virtuale atij që duhet të kishte qenë një proces normal plakjeje. Me pak fjalë, tregoi përmes imazheve sesi do të dukeshin sot disa prej femrave të famshme nëse do të kishin qenë gra të zakonshme, dhe nuk do të kishin pasur mundësi t`i nënshtroheshin trajtimeve të shtrenjta që zbrapsnin shenjat e moshës.
Rezultatet ishin befasuese, dhe shumë ndjekës i konsideruan si mjaft bindëse. Jennifer megjithatë pretendon se pamja e saj rinore i detyrohet kremrave të mirë hidratues që i përdor që prej viteve të adoleshencës. Ajo po kështu nuk i lë kurrë pas dore flokët, dhe ndjek një dietë mjaft të kujdesshme ushqimore, kryefjala e së cilës është hidratimi. Ylli hollivudian nga ana tjetër I kushton një vëmendje të madhe edhe stërvitjes, falë të cilës ka sot trupin e një 20 vjecareje.
Top Channel