Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ishte i ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk”.

Maliqi ka thirrur një interpelancë urgjente adresuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në lidhje me shkarkimet masive që janë kryer me urdhër të saj, ndaj drejtuesve të lartë të drejtorive të burgjeve në vendin tonë. Por gjatë fjalës së tij deputeti u shpreh se do të kërkoj një tjetër interpelancë javët e ardhshme në drejtim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Madje gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarin Denis Dyrnjaja në studio, Maliqi zbuloi se vitin e kaluar ka kërkuar dhe një interpelancë ndaj kryeministrit Edi Rama, por kjo gjë nuk është pranuar nga Kryetari Parlamentit Gramoz Ruçi duke u “zvarritur” sipas tij këtë kërkesë me muaj të tëra.

Arsyeja thotë deputeti është se kryeministri Rama i druhet ballafaqimit midis tyre pasi nga kjo gjë mund të dalë diçka në dritë në sytë e shqiptarëve.

“Aktualisht unë jam pa një mbështetje politike dhe i vetëm “trim në luftë”. Unë nuk kam asgjë personale me askënd. Unë sot depozitova dhe kërkesën tjetër për interpelancë të ministrit të brendshëm për kriminalitetin e rëndë në Shqipëri. Pra çdo gjë unë e nis me atë që shoh në sytë e publikut. Pas ministres së drejtësisë javën tjetër do të jetë do të jetë dhe Z. Lleshaj. Madje unë vitin e kaluar kam kërkuar një interpelancë me kryeministrin Rama, ku kaloi një muaj dy muaj tre muaj Z.Ruçi e lexoi dhe nuk pranoi të ishte në interpelancë, që e ka me rregull”, u shpreh deputeti.

Pikërisht në këtë pikë të bisedës së tyre ndërhyri gazetari Denis Dyrnjaja i cili e pyeti deputetin “Nëse ndiheni i papërfillur nga kryeministri në këtë rast?”

“Nuk ndihem i papërfillur, mbase kryeministri nuk dëshiron përballje. Mbase mendon që diçka në atë përballjen midis nesh do të dali në dritë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Do të ketë përballje me kryeministrin Rama dhe të jeni të bindur që në parlament do të dali”, u përgjigj Lefter Maliqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA