Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Femi Sufaj, me të cilin kanë diskutuar rreth punëve dhe sfidave, që ballafaqohen të dyja institucionet.
Gjatë takimit, Thaçi e Sufaj, kanë shkëmbyer përvojat e deritanishme, me theks të veçantë eksperiencën e SHKK-së mbi shumë fusha, si atë të trajtimit të burgosurve të dënuar për vepra penale terroriste, koordinimit dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, avancimit të njësive ekonomike, trajnimit të stafit, etj.
Ndërsa zëvendësdrejtori e përgëzoi Thaçin për punën dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti për avancimin në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin e Thaçit në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe të SHKK-së në ICPA.
Drejtori i SHKK-së, Thaçi dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, Sufaj gjatë këtij takimi, u dakorduan për ta vazhduar bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve duke shprehur gatishmërinë për këmbimin e praktikave sa më të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë në çështjet të cilat janë në interes reciprok, e që lidhen me të burgosurit.
Top Channel